19 vjeçari i Bajernit të Mynihut, Leon Dajaku është në radarët e katër klubeve të njohura evropiane. Shqiptari kërkon të largohet nga bavarezët për të gjetur hapësira në mënyrë që të rritet profesionalisht. Edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin gjerman, qëndrimi nuk është në objektivat e lojtarit. Një nga klubet kryesore për transferimin e sulmuesit shqiptar është Shefild Junajtid, e cila aktualisht luan në Premier League, por nuk mungon as Suansi nga Championship.
Gjithashtu për Dajakun ka interesime edhe nga Torino e Sassuolo, pasi drejtuesit e këtyre skuadrava besojnë se ai mund të luajë mjaft lehtë në Seria A, duke marë parasysh cilësitë që Leon Dajaku zotëron. Më parë ka patur interesime edhe nga një klub zviceran, St Gallen, por lojtari preferon të luajë në skuadra me kualitet të lartë./Elio Hajdari-Sport Eskpres/