Ardon Jashari është një nga objektivat kryesorë të Igli Tares në këtë merkato vere. Drejtori sportiv shqiptar ka nisur prej ditësh negociatat për transferimin e lojtarit, teksa ka paraqitur edhe një ofertë zyrtare për Club Brugge-in. N garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United-i, por duket se vetë lojtari është më i prirur të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A, duke rritur kështu ndjeshëm shanset për një kalim te Milani. Ish-skauti i Club Brugge-it ka deklaruar për “Transfermarkt”-in se mesfushori shqiptar ka për qëllim të luajë në një klub që i garanton siguri sportive. Preferencat e tij janë Serie A dhe Bundesliga.
“Jashari synon një klub të qëndrueshëm në nivelin më të lartë nëse ndodh një transferim këtë verë, me Serie A dhe Bundesligën si preferencat e tij. Ai tashmë e ka refuzuar interesin e Fulhamit, dhe Manchester United nuk do të jetë një opsion, pasi e konsideron klubin shumë të paqëndrueshëm për momentin. Shumica e tifozëve belgë të futbollit, miq dhe rivalë, bien dakord se ai është lojtari më i mirë në ligën belge. Kolegët e tij në të gjithë ligën e votuan atë si Lojtarin e Sezonit”, ka deklaruar Bart Tamsyn-i./Sport Ekspres/