Gjermania U20 ka fituar ndeshjen e sotme kundër Polonisë U20. “Pancerat“ kanë mposhtur polakët me rezultatin 2-1. Takimi u zhbllokua në minutën e 25 falë një autogoli nga Shmidt. Ndërkohë gjermanët janë kundërpërgjigjur në minutat e fundit të ndeshjes.
Fisnik Asllani ka kthyer baraspeshën në minutën e 84-t. Vetëm 3 minuta pas golit të shënuar nga lojtari shqiptar, ishte kushëriri i Hakan Çalhanoglusë, Kerim Çalhanoglu, ai i cili shënoi golin e fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/