Lojtari që doli nga Teuta dhe Besa e Kavajës, e kërkon edhe Antonio Conte te Interi

Çdo ditë e re që nis te stafi drejtues i Fenerbaçes, e gjen me një ofertë dhe interesim tjetër kundrejt Vedat Muriqit. Një lëvizje e zgjuar e kësaj skuadre turke, me klubet elitare në Europë që janë duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Nga ana tjetër, në Shqipëri mund të krenohen se ky futbollist ka dalë pikërisht nga futbolli ynë, atje ku do të bënte edhe hapin e parë drejt Turqisë. Më parë Muriqi ka qenë te Teuta dhe Besa e Kavajës, ndërsa nisi edhe ngjitjen e shkallëve.

Ndërkohë mediat në Turqi dhe më saktë “Yeniasir” në ditën e sotme raporton edhe për një interesim të bujshëm. Bëhet fjalë për Antonio Conten, që është interesuar për të marrë shërbimet e Muriqit dhe për të përforcuar sulmin e zikaltërve. Sesa kjo lëvizje do të kryhet në janar mbetet të shihet, por sulmuesi shqiptarë do të ishte një zgjedhje e tretë ideale për të zëvendësuar Lukakun apo Martinez. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online