Teuta ka bërë një reagim disi surprizues në ditën e sotme, duke kërkuar dënimin e sulmuesit të Tiranës, Ngo. Kjo për shkak se sipas durrsakëve luan në mënyrë të keqe dhe bërrylat e tij kanë dëmtuar 3 futbollistë kundërshtarë.
Por reagimi ka nisur me një etiketim: “Lojtari me ngjyrë”. Krejtësisht e evitueshme kjo, kur Ngo mund të përcaktohej fare lehtë si futbollist i Tiranës dhe diskutimet e nisura për rracizëm të shuheshin. Të shumta ishin komentet në faqen zyrtare të Teutës, duke kujtuar për këtë pjesë dhe duke e cilësuar si gabim. Të njëjtin qendrim mban edhe Tirana, që fton Komisionin e Etikës të merret me këtë reagim. Nëse këta të fundit do të dënonin Teutën, atëherë do të ishte një autogol për ta… /Sport Ekspres/