Për shkak të pamjes së tyre, disa futbollistë shumë shpesh mund të bëhen cak i talljeve, ndaj fitojnë epitetin të futbollistit më të shëmtuar në botë në rrjetet sociale. Kështu ndodh edhe me 26-vjeçarin Neyder Moreno, i cili po ashtu poshtërohet në ndeshje edhe nga fëmijët me të cilët del në fushë.
Neyder Moreno nuk është edhe aq i njohur për tifozët europianë të futbollit, por pak ditë më parë bëri xhiron e rrjeteve sociale për shkak të një skene para ndeshjes së skuadrës së tij. Djali që gjendej pranë këtij lojtari, nisi që të tallej me Morenon kur u kap nga kamera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/