Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” ishte i ftuar edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Meksi. Mes dëshirave të shprehura për largimin në Europë dhe kampionat më të fortë, lojtari i korçarëve është pyetur nga gazetari Sulçe edhe për garën e mbijetesës.
Një nga veçoritë e trajnerit Memelli që e ka transmetuar te ekipi është vetëbesimi. Këtë e ka treguar edhe Meksi në përgjigje teksa shprehet se Apolonia dhe Bylisi do të bien nga Superiorja, por Skënderbeu do të qëndrojë sërish në elitë. /Sport Ekspres/
Altin Sulçe: “Jemi në finish, është skuadra si Apolonia, jeni ju është Bylis në lojë kush bie nga kategoria?”
Jorgo Meksi: “Po kjo pyetje tani, përgjigja është që Ballshi do bjerë me Fierin nuk e futim fare veten”
Altin Sulçe: “Ballshi me Fierin ? Skëndërbeu jo?”
Jorgo Meksi: “Jo Skënderbeu jo”.