Jo vetëm Vedat Muriqi, por edhe Keidi Bare po tregon nivel të lartë në La Liga. Mesfushori shqiptar është shumë i pafat teksa në një pjesë të madhe të ndeshjeve ka munguar për shkakun e dëmtimeve. Megjithatë lojtari shqiptar është rikthyer dhe po shfaq nivele të larta duke rifituar vëmendjen dhe dashurinë e tifozëve, pa harruar edhe trajnerin Moreno. Ky i fundit ka komplimentuar Baren për ndeshjen e fundit kundër Seviljës, që mban vendin e dytë në La Liga.
Sipas Morenos, skuadra është shumë më e mirë kur në fushë gjendet edhe mesfushori i Shqipërisë. “Yangel dhe Keidi kanë bërë ndeshje të mira. Shumë herë nuk kanë të qenë të gatshëm për arsye të ndryshme dhe nuk kanë qenë në formën e duhur dhe prandaj nuk kanë dhënë këtë nivel si tani. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm dhe Espanjoli është më i mirë kur ata janë në fushë. Kjo është e qartë, e dukshme. Ndeshje e mrekullueshme, megjithëse mua nuk më pëlqen që të ndalim te lojtarë të caktuar”, tha Moreno. /Sport Ekspres/