Një rast i paprecedent ka ndodhur në takimin mes Romës dhe Monchengladbach. Arbitri ka akorduar një penallti në favor të miqëve që solli edhe golin e barazimit për 1-1, duke pretenduar kapjen me dorë të Smalling.
Por në fakt topi kishte prekur vetëm fytyrën e mbrojtësit të Romës. Të gjithë lojtarët italianë e kanë vuajtur këtë moment, pasi nuk dolën me tre pikët e merituara nga takimi. Ndërkohë mbrojtësi tjetër i Romës, Mancini, shprehet se arbitrin nuk e bindi as fytyra e kuqe e Smalling pasi i kishte rënë topi.
“Gjyqtari shkoi menjëherë të akordonte penallti dhe tha se e kishte kapur me krahë Smalling. Por ne e kishim parë fytyrën e Smalling që ishte e gjitha e kuqe pasi ishte goditur atje. Arbitri e kishte marrë vendimin dhe nuk e ndërronte mendjen. Na dëmtoi shumë. Nuk mund të tallesh kështu”, ka thënë Mancini. /Sport Ekspres/
@uefa explaining the #respect and #equalgame slogan #RomaBMG #Smalling
pic.twitter.com/kSnuyXt4AB— AS Roma Data (@ASRomaData) October 24, 2019