Për të ngritur të njëjtin paralelizëm mes Rusisë dhe Ukrainës si NATO me Jugosllavinë, nga ana e Serbisë është duke u bërë shumë punë. Së fundmi një prej lojtarëve të Partizan Beogradit, Bojan Ostojic ka sjellë në kujtesë një situatë. Ai shprehet se kur nisi bo.mbardimi i NATO-s në Jugosllavi, në shtëpinë e tij mbërriti lajmi se vëllai i kishte ndërruar jetë.
“Morëm informacione të ndryshme që nga pjesa se e kishte humbur një këmbë dhe deri te ndërrimi i jetës. Ai ishte plagosur vetëm në krahë dhe sollën të gjallë, ndërsa shoku i tij më i mirë kishte ndërruar jetë”, tha Ostojic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/