Lojtari i Kombëtares U21 bind klubin anglez, trajneri që e kërkon në ekip: Është kënaqësi të punoh me të

Armando Dobra mund të ndryshojë ambient këtë verë. Sulmuesi shqiptar ka rënë në radarët e Colchester-ti. Një ekip ky në të cilin lojtari i Kombëtares U21 ka qenë i huazuar sezonin e shkuar, ku dha kontributin e tij me 3 asiste dhe 2 gola në 17 paraqitje.

Dobra duket se ka lënë një shije të mirë në Colchester, ku mund ta shohim sezonin e radhës. Ndërkohë më parë ishte vetë trajneri Paul Cook që dha miratimin për afrimin e Dobrës. Krahas kësaj, kreu i pankinës së Colchesterit është shprehur më pas me superlative për sulmuesin e talentuar.

“Dobra është një fëmijë absolutisht shpërthyes. Është kënaqësi të punosh me të çdo ditë dhe ka një dëshirë të vërtetë për t’u përmirësuar. Ai stërvitet kaq shumë. Dëshiron të mësojë dhe të rritet si një lojtar i ri”, ka thënë Paul Cook./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *