Lojtari i Kombëtares debuton titullar me ekipin e parë të Benfikës, mban rrjetën e paprekur në gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Benfika ka marrë një fitore të thellë 0-5 në transfertën kundër Tirsenses në gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Adrian Bajrami. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndeshjen e tij të parë si titullar me Benfikën.

Bajrami ka luajtur 90 minuta të plota me gjigantin portugez, i cili duket se e ka pjesë të rëndësishme të projektit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë minutëzhi që 23-vjeçari do të marrë në 7 ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit./Sport Ekspres/