Lojtari i Francës tha para ndeshjes se Yamal nuk kishte bërë asgjë, ylli i Spanjës pas golit: Fol tani, fol…

Para ndeshjes mes Spanjës dhe Francës, Rabiot nuk iu frikësua shumë Yamal. Madje për mesfushorin, ky lojtar nuk kishte bërë ende asgjë që lidhej me nivelet e larta të futbollit si gjysmëfinalja apo finalja e Europianit.

“Nëse Yamal do të luajë në finale, duhet të bëj shumë më tepër se ka bërë deri tani”, tha Rabiot. Por skenën e mori pikërisht Yamal, që realizoi një super gol në kualifikimin për në finale, duke eliminuar Francën.

Në momentin e golit, Yamal iu drejtua kamerës për t’i dhënë mesazhin Rabiot: “Fol tani, fol”. Gjithashtu edhe në Instagram, me një postim, Yamal kishte një mesazh për Rabiot. “Lëviz në heshtje, fol vetëm kur të vijë koha që të thuash…Shah Mat”, tha Yamal. /Sport Ekspres/