Lojtari i Flamurtarit e merr ftesën e Kombëtares nga studio: Të presim, do vish apo jo?

Trajneri Nevil Dede i ka dërguar ftesën e Kombëtares U-19 futbollistit të Flamurtarit, Arinaldo Rrapaj, në një lidhje direkte nga studio. Menjëherë pas ndeshjes mes ekipit vlonjat dhe Skënderbeut, i përfunduar në barazimin 1-1, atje ku mund të veçohet loja e mirë e Flamurtarit. Në intervistën për “Supersport”, trajneri Nevil Dede i ka thënë Rrapajt: “Pas ndeshjes së radhës të presim te Shqipëria U-19. Do vish apo jo?”.

“Po, po, do vij (qesh). Kam pasur disa mundësi për ekipe të reja, por jam përqendruar të jap më të mirën këtu te Flamurtari. Nuk e di të ardhmen. Nuk mendojmë për problemet e klubit apo të jashtme, tregojmë në fushë më të mirën”, ka thënë Rrapaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online