Lojtari i APOEL nuk pranon të luajë kundër Gjilanit, përsëritet sërish historia për shkakun e Kosovës

Gjilani do të ndeshet përballë APOEL Nikosia në takimin e “Europa League” në raudin e parë kualifikues. Kundërshtarët do të mbërrijnë në Kosovë me një mungesë në krahun e tyre pasi nuk mund të llogarisin Vujadin Saviç, që më herët ka qenë kapiteni i Zvezdës. Futbollisti serb nuk ka pranuar që të luajë kundër Gjilanit pasi nuk e njeh si shtet Kosovën duke risjellë në vëmendje historinë e shkuar kur pjesëtarët serb të Malit të Zi nuk pranuan të përballeshin me dardanët.

Vetë Saviç e ka sqaruar edhe arsyen e mungesës së tij teksa shprehet: “Janë dy në fakt arsyet që nuk do të udhëtoj. Fillimisht se u karantinova 24 ditë për shkakun e Koronavirusit dhe nuk jam në formën time më të mirë. Po kryesorja është se nuk mund të jem ndaj një ekip që prezanton të ashtuquajturin shtet të Kosovës. Nuk ka asnjë mundësi që unë të udhëtoj atje, pasi në të kundërt do ta njihja shtetin e tyre”, u shpreh futbollisti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *