Ekskluzive/ Mbrojnë simbolet shqiptare në Zvicër, flet mes krenarisë trajneri i ekipit kuqezi

Larg atdheut, por me një dashuri të ngulitur fort në zemër për traditën dhe simbolet kombëtare. Diaspora shqiptare e ka treguar gjithnjë se largësia nuk ka asnjë vlerë në lidhjen e tyre me vendin mëmë, madje thjesht e forcon. Komuniteti i shqiptarëve kudo në botë, e sidomos në Zvicër, ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për Kombëtaren kuqezi, teksa prej andej prurjet kanë qenë të mëdha.

Një rast i veçantë dhe një dëshmi e qartë e dashurisë dhe dëshirës për të mbajtur gjallë identitetin shqiptar vjen nga Zvicra. FC Albania është klubi i futbollit që luan në kampionatin helvet. Një skuadër 100% shqiptare që mban lart me krenari simbolet tona kombëtare.

“Të jesh pjesë e simboleve kombëtare në Zvicër është një ndjenjë e pa përshkrueshme”, nis intervistën për “Sport Ekspres” Samir Idrizi, trajneri i FC Albania, i cili më tej na tregon edhe vështirësitë që lindin për një shqiptar që kërkon rrugën e futbollit në një vend të huaj. Megjithatë asgjë nuk i ndal ata dhe vetë emri i klubit është një motiv i madh për të ecur përpara.

“Sa i përket racizmit gjithkund nëpër botë ka “racista”, por në përgjithësi nuk ndjehemi të ofenduar në këtë rast. Të jesh shqiptar dhe të luash në një vend të huaj nuk është e lehtë, por deri tani ia kemi dalë dhe besoj se edhe në të ardhmen do të kemi suksese edhe më të mëdha. Vet titulli i Klubit më bën që të ndihem mirë dhe i motivuar të vazhdoj tek ky klub, ndaj mundohem që të jap maximumin tim”, vazhdon Idrizi.

Momentalisht FC Albania luan në kategorinë e katërt të Zvicrës dhe po lufton për të ngjitur shkallët një e nga një në futbollin helvet. Janë pikërisht brezat e rinj të shqiptarëve ata që kanë në dorë të realizojnë një gjë të tillë.

“Momentalisht nuk jemi keq. Të ardhmen është e vështirë ta parashohim, por shpresojmë shumë se me gjeneratat që vijnë pas do të korrim suksese edhe më të mëdha, sepse mendoj që shqiptarët kanë talent në këtë sport. Në Zvicër tani më jetojnë një numër i madh shqiptarësh andaj mendoj që edhe numri i talentëve është më i madh. Vetëm duhen motivuar talentet që kemi, me qëllim që ata të shprehin talentin e vetë. Me plot bindje e them që shqiptari ka talent për gjithçka vetëm ju duhet vetëbesimi dhe perkrahja e publikut”, përfundon kështu intervistën trajneri i klubit shqiptar në Zvicër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online