Jasir Asani nuk po grumbullohet nga ekipi i Gwangju pas probleme me këtë klub, por lojtari është i motivuar nga Euro24. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i Gwangju, pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me Jasirin. Lee Jeong Hyo tregon se Asani po stërvitet fort dhe kjo është vënë re edhe nga shokët e tij të ekipit.
“Mendoj se ekipi është më i rëndësishmi, lojtarët janë të vetëdijshëm për kulturën tonë të ekipit. Lojtarët e kuptojnë se Asani momentalisht po stërvitet fort. Do shoh procesin stërvitor dhe do të flas me Jasirin kur të jetë gati”, tha Lee Jeong Hyo pas ndeshjes së sotme. /Sport Ekspres/