Lojtarët shqiptarë me notat më të larta ndaj Interit, vlerësime të mëdha për Ismajlin: Ishte i pagabueshëm

Empoli është mposhtur sot me shifrat e ngushta 0-1 nga Interi. Pavarësisht humbjes, lojtarët shqiptarë të skuadrës toskane janë vlerësuar me notat më të larta nga “Calciomercato.com”. Berisha është vlerësuar me notën 6.5, ndërsa në përshkrimin për të, media italiane shkruan: “Dimarko provon tre herë ta mposhtë. Në rastin e tretë portiere shqiptar nuk mund të bëntë asgjë”.

Ndërkohë një vlerësim i lartë është bërë edhe për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu në fazën mbrojtëse, por në minutën e 51-të u detyrua të linte fushën pas një dëmtimi të pësuar. “Calciomercato.com” e vlerëson me notën 6.5, e cila ishte më e larta për lojtarët e Empolit.

“Ishte i pagabueshëm deri në momentin që dol inga fusha. U largua për shkak dëmtimi”, ka shkruar media italiane. Një tjetër futbollist shqiptar me fanellë titullari përballë Interit ishte edhe Stiven Shpendi, i cili ka marrë notën 5.5 me paraqitijen e zhvilluar në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *