“Lojtarët shqiptarë luajnë në ligat më të mira europiane”, mesfushori i Gjeorgjisë kërkon fitoren: Duam të bëjmë të lumtur kombin

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit për këtë muaj. Kuqezinjtë do të ndeshjen me Gjeorgjinë në orën 18:00 në “Air Albania”. Nika Kvekveskiri ka folur në konferencën e djeshme për mediat, ku ka treguar përshtypjet e tij për ekipin tonë kombëtar. Lojtari gjeorgjan është shprehur se e njohin mjaft mirë Shqipërinë, si dhe vlerëson faktin se futbollistët shqiptarë luajnë në kampionatet më të fortë të Europës.

“Të gjithë e njohim shumë mirë Shqipërinë. Ka shumë lojtarë që luajnë në ligat më të mira europiane dhe ata nuk kanë nevojë të mbipërfaqësohen. Synimi ynë, natyrisht, është të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Një lëvizje e suksesshme dhe ruajtja e energjisë pozitive pas katër fitoreve radhazi. Ndeshja e nesërme (sotme) është e rëndësishme, sepse rezultati në Kombëtare nuk është kurrë dytësor dhe çdo lojtar dëshiron të shpenzojë energji deri në fund dhe të bëjë të lumtur tifozët gjeorgjianë dhe të gjithë kombin” ka thënë Nika Kvekveskir./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *