Lojtarët që janë ende pa “këpucë në këmbë”, ekipet e Superiores duhet t’i shohin këto emra

Ndërsa merkato e verës është mbyllur zyrtarisht, skuadrat shqiptare mund të marrin ende përforcime, por vetëm te ata lojtarë që janë pa kontratë. Nëse shohim me vëmendje futbollistët që nuk kanë ende “këpucë në këmbët e tyre”, atëherë do të gjejmë elemente shumë pozitivë dhe që mund t’i ofronin kualitete skuadrave të Superiores.

Në krye të listës mbetet padyshim Armando Vajushi, që ka qenë me Kombëtaren e Shqipërisë përpara disa vitesh, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Teutës. Dëshira e këtij sulmuesi ishte që t’i bashkohej Avelinos në Itali, por një gjë e tillë nuk është arritur ende.

Për të vazhduar me Niko Zisin, që pavarësisht interesimeve të ardhura nga ana e Superiores, nuk e ka bindur ende një ofertë konkrete dhe vazhdon të mbetet pa kontratë. Këtu futet edhe Emanuel Mensah, lojtari që ka qenë pjesë e Partizanit dhe e mbylli marrëveshjen pak kohë më parë.

E si për të përmbyllur listën, në të gjenden edhe dy lojtarë të tjerë me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, si Andi Ribaj dhe Masato Fukui. Pa harruar këtu emrin e Simon Rumbullakut, që ka qenë pjesë e Kukësit dhe ku spikati në disa periudha të veçanta. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online