“Lojtarët ishin të mbaruar“, Mezi kritikon aktivizimin e Nejmarit: Kur arrin lojtari të bëjë formacionin, trajneri është kot

Serxhio Mezi ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka komentuar eliminimin e Brazilit nga Kroacia. Menaxheri shqiptar ka kritikuar Nejmarin, që sipas tij nuk dukej askund në fushë. Madje nxjerr në pah faktin se sulmuesi i PSG-së vinte nga një dëmtim dhe pritej të ishte gati për finalen. Për këtë arsye aktivizimi i tij dukej i nxituar.

“Për mendimin tim lojtarët ishin të mbaruar. Nejmar dhe Paketa nuk dukeshin fare në të gjithë fushën. Nejmari nuk ishte kur u bë lista e Brazilit, sepse vinte nga një dëmtim. Dukej se në finale do të vinte në ndeshje, në qoftë se Brazili do të shkonte në finale. Kështu që unë u habita se si mund ta fusësh në formacion një lojtar të vr.arë. E dimë që po flasim për Nejmarin, por kur lojtari arrin të bëjë formacionin, atëherë trajneri është kot”, është shprehur Serxhio Mezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *