“Lojtarët ishin naivë”! Vërshëllimat hapin debat mes trajnerëve, Starova: Pse e la vetë lojtari? Është kuqezi, pranoje

Vërshëllimat e tifozëve pas përfundimit të ndeshjes së djeshme kundër Islandës kanë hapur debat në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”. Nevil Dede e ka cilësuar si naivitet faktin që lojtarët shkuan te tifozët. Por menjëherë ka ardhur kundërshtimi i Sulejman Starovës, duke hapur kështu një debat mes dy trajnerëve.

Dede: “Lojtarët ishin naivë. Nuk duhet të shkonin atje. Dikush nga stafi duhet t’i ndalonte”.

Starova: “Po ç’punë ke ti? Pse e la vetë lojtari? Do e pranosh, është lojtari jot. Është kuqezi. Pranoje deri në fund fare. Prano që nuk do e lësh kurrë vetëm. Pranoje”.

Dede: “S’do të marrim leje ty ne, do themi mendimin tonë”.

Starova: “Kam të drejtë të bëj debat me ty”.

Dede: “Po bëje debatin. Ku po e dëgjon këtë ti? Ku po e dëgjon që po sulmoj njeri. Mungesë eksperience”.

Starova: “Ore zotëri, ai doli kampion Europe dhe e eliminoi Maqedonia. Nuk bëri njeri kështu“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online