“Lojtarët europianë rriten dhe lulëzojnë në MLS”! Xhakomo Vrioni e tepron me fjalët, trajneri i New England Revolution: Na e rekomanduan shumë njerëz

Xhakomo Vrioni është lojtari më i ri i New England Revolution. Sulmuesi shqiptar ka befasuar me zgjedhjen e tij duke shkuar në vendin ku të gjithë futbollistët europian përfundojnë për të mbyllur karrierën dhe për të fituar më tepër para. Por përse e mori Vrioni këtë vendim? Besojeni ose jo, por sulmuesi shprehet se në këtë mënyrë kërkon të lulëzojë në karrierë dhe kjo ishte arsyeja që vendosi për MLS.

“Tani po fillon kapitulli tjetër i jetës dhe karrierës time në Boston dhe Major League Soccer. Kam parë shumë lojtarë të talentuar që vijnë nga Europa vetëm për të lulëzuar dhe për t’u rritur në MLS. Ky ishte momenti i duhur në karrierën time për të provuar këtë skenë të re”, tha Vrioni.

Nga ana tjetër, trajneri i ekipit të ri të Vrionit, Bruce Arena, nuk i kurseu komplimentet: “Giacomo na tërhoqi vëmendje me suksesin e tij të golave në Austri. U rekomandua nga shumë njerëz vërtet të shquar të futbollit tonë. Mezi po e pres që të vijë te ne, do të jetë vlerë e shtuar”, u shpreh Bruce. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *