“Lojtarët e Skënderbeut dinë si të vonojnë lojën”, Longo për penalltinë e pretenduar: Gjuajtje e bukur për volejboll

Ditën e sotme është luajtur ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Parë. Dy klube me emër të futbollit shqiptar u përballën me njëri-tjetrin në në ndeshje me aromë Superioreje. Flamurtari dhe Skënderbeu matën forcat në Vlorë, ku u ndanë me një barazim 0-0. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Oversport”-in.

Longo (Flamurtari): “Kemi edhe katër finale të tjera dhe besoj do i kemi të gjitha mundësitë për të arritur Superioren. Kishim mundësinë për ta fiutar dhe mund ta fitonim me atë çfarë treguam në fushë. Nuk kam asgjë për t’ju thënë lojtarëve. Erdhëm pas dy ndeshjeve të vështira, pas derbit me Orikun. Por asgjë nuk ka përfunduar këtu. Skënderbeu ka lojtarë mjaft të mirë që kanë luajtur edhe në Superiore dhe dinë ta vra.sin ndeshjen. Ata dinë ta vonojnë lojën dhe atë bënë në fund, po shtriheshin dhe po vonin lojën. Kjo është rruga, ne duhet të shikojmë përpara. Jemi të bashkuar dhe në kërkim të asaj që duhet të bëjmë. Rasti për penallti? Ishte një gjuajtje shumë e mirë nëse do të luanim volejboll. Ishte fantastike. Është detyra e drejtuesëve për të folur nëse ishte, apo jo penallti”.

Gvozdenoviç (Skendërbeu): “E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Është një derbi dhe në derbi ka ndeshje të forta pa shumë gola. Ne provuam të bënim një gol, provuam të bënim lojën tonë, por nuk ia dolëm. Megjithatë, jam i kënaqur me barazimin. Erdhëm këtu për të fituar. Patëm një shans shumë të mirë në pjesën e parë dhe dy akoma më të mirë në pjesën e dytë. Por duhej të bënim kujdes edhe prapa, pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Kemi edhe katër finale”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *