“Lojtarët e Shqipërisë luajnë me ekipe të dorës së dytë”! Gjergj Stefa tregon anën tjetër: Një lojtar i Empolit nuk është më i mirë se i Hapoel Tel Aviv

Gjergji Stefa është i ftuar në studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“, ku ka folur për ekipin tonë kombëtar në prag të sfidës kundër Izraelit. Gazetari i “Supersport”-it e sheh ndryshe situatën për kuqezinjtë, teksa sipas tij, përpos talentit që kanë, lojtarët e Shqipërisë ende luajnë me ekipe të dorës së dytë në kampionatet ku aktivizohen.

“Lojtarët e Shqipërisë sot janë vërtetë shumë të talentuar. Madje lajmet e fundit thonë se Asllani është shumë pranë kalimit te Interi. Por duhet të kuptojmë se luajnë ende në ekipe të dorës së dytë në kampionatet ku militojnë. Sot një futbollist i Empolit nuk është më i mirë se një futbollist i Makabi Haifas apo Apoel Tel Avivit. Kështu që të mos i ngarkojmë lojtarët. Ne kemi 7 vite që në gjithë fushatat eliminatore kemi pasur një nuhatje që kemi një grup të mirë. Atëherë përse nuk kemi pasur arritje të pritshmërive në këto 7 vite?“, është shprehur Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online