Marash Kumbulla ka bërë një gabim fatal në ndeshjen me Sasuolon. Nervat e lanë mbrojtësin shqiptar që goditi Berardin duke dalë me karton të kuq. Gjithashtu Sasuolos do t’i jepej edhe një penallti që rezultoi vendimtare.
Në fund të takimit, Kumbulla, i mërzitur, i kërkoi falje të gjithë ekipit që i la në baltë. Shokët e ekipit e vlerësuan dhe e pranuan faljen e Kumbullës, por mediat italiane tregon se Murinjo nuk e priti aq mirë pasi e dinte se ai episod vendosi ndeshjen. /Sport Ekspres/