“Lojtarët e Polonisë nuk flisnin me Lewandowski-n”, ish-menaxheri hap polemika për sulmuesin e Barcelonës: U ofenduan nga mënyra si donte të ndante bonusin

Ambienti në dhomën e zhveshjes nuk është i qetë për Poloninë. Skorupski hapi polemika me intervistën e dhënë për “Przeglad Sportowy”-n, ku u shpreh se lojtarët e Kombëtares polake u zunë për mënyrën se si do të ndanin bonusin për kalimin e grupit në Kupën e Botës Katar 2022. Madje portieri polak shtoi se futbollistët shkuan aq larg sa të mos i flisnin më me njëri-tjetrin.

Një goditje e rëndë ka ardhur për Lewandowski-n në lidhje me këtë çështje. Ish-menaxheri i sulmuesit të Barcelonës e ka sulmuar në rrjetet sociale, duke treguar lidhjen e Lewandowski-t me paratë dhe shton se lojtarët duhet të ndihen me fat që ai vendosi të ndante me ta një pjesë të bonusit. Kujtojmë se Kucharski dhe Lewandowski janë në konflikt me njëri-tjetrin prej muajsh.

“Rezulton se lojtarët nuk kanë folur me Lewandowski-n në Katar, ndoshta të ofenduar nga mënyra se si ai dëshiron të ndajë bonusin. Unë di diçka për qasjen e Lewandowski-t ndaj parave. Pra, lojtarët janë me fat që ai ka dashur t’i ndajë me ta, nuk i ka regjistruar (?) dhe nuk ka denoncuar në prokurori, për shkak të versionit të tij në media”, ka shkruar Cezary Kucharski në “Twitter”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online