“Lojtarët e mi janë më të mirët e kampionatit”! U kthye me fitore, Mezani flet pas ndeshjes: U rëndua shumë fusha prandaj nuk luajtëm mirë

Në ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 13 në Abisnet Superiore. Laçi i Gentian Mezanit ka arritur të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Bylisit. Goli i vetëm është realizuar nga ana e Adelekes në minutën e 40.

Bylisi kërkoi me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin në pjesën e dytë, por pa ia arritur qëllimit. Nga krahu tjetër, Kukësi është zhytur në krizë. Verilindorët e Dobit janë mundur nga Teuta e Martinit në shifrat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Lorenzo Vila në të 60. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mezani: “Dalim me një tre pikësh që na bën shumë punë. Pjesa e parë ishte e mirë deri diku. Nuk do kënaqem kurrë derisa ta shoh ekipin të luaj siç duhet. Në pjesën e dytë u tërhoqëm pak më tepër se duhet. Nuk duhet të kënaqemi shumë. Jam shumë i kënaqur me ekipin që gjeta. Mentaliteti im është që lojtarët e mi janë më të mirët e kampionatit. Ishte fusha që nuk na lejoi të luanim, u rëndua shumë në pjesën e dytë dhe prandaj po luanim vetëm me topa të gjatë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *