“Lojtarët e harrojnë, por unë jo”! Trajneri i Rumanisë U-21 nuk e bën ende gjumin e qetë nga ajo përmbysje: Shqipëria më bëri të kem shumë urrejtje

Jo vetëm Shqipëria e Silvinjos, por edhe Shqipëria U-21 po kryeson grupin e saj kualifikues. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë marrë një fitore shumë emocionuese kundër Rumanisë U-21 me përmbysje, nga 0-2 në 3-2.

Një humbje që i dhemb ende trajnerit të rumunëve, Daniel Pancu, që debutoi në atë përballje në Elbasan Arena. “Më parë kam qenë trajner te U-20 e Rumanisë, por gjysmën e lojtarëve nuk e njihja kur erdha te U-21.

Por realisht janë 2 punë të ndryshme, nuk ka lidhje me njëra-tjetrën, mëson me kalimin e kohës, varet shumë nga përzgjedhja. Isha me fat në rastin e parë që kisha një javë kohë të lirë, por normalisht ke 3 stërvitje dhe ndeshje. Përzgjedhja është shumë e rëndësishme, pas kësaj fryma e grupit, në 3 ditë për të bërë një familje, një grup dhe të gjithë të jenë gati të japin maksimumin për fitoren në ditën e ndeshjes.

Ka pozicione në të cilat kam 5 lojtarë, pozicione në të cilat kam vetëm 2, dhe në qendër të mbrojtjes, nuk kemi asnjë lojtar me minuta në këmbë. Ishte një javë shumë e vështirë për mua, kam akumuluar shumë urrejtje dhe zhgënjim kundër Shqipërisë. Nëse një lojtar e harron atë për tre ditë pasi është në ekip, siç më ka ndodhur mua në karrierën time si lojtar ku kam humbur ndeshje kur ishim nga 2-0 apo 3-0 në avantazh dhe pas 3 ditësh mund të marrë hakun, si trajner ndryshon. Ne e kontrolluam ndeshjen me Shqipërinë, e njihnim mirë kundërshtarin, ata kishin luajtur të paktën 6 ndeshje me njëri-tjetrin, ndërsa ne, asnjë. Ky ishte edhe një shans i madh pasi ata nuk na njihnin fare”, tha Pancu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online