Lojtarët e Erzenit tregojnë momentet e “tmerrit” në Pukë

Xhemalaj, Konduri por edhe Xhixhiua përfunduan në spital: Na u rrezikua jeta, situata sa vinte e bëhej dramatike, kurrë s’kemi parë mot të atillë!

Glen Domi

Erzeni ishte në avantazh në transfertën e vështirë ndaj Tërbunit. Shijakasit shënuam dy herë me Dakavellin dhe Xhemalajn. E teksa mundoheshin të mbroheshin për mos pësimin e golit, por të ruanin avantazhin, Erzeni u dëmtua nga kushtet e rënduara klimaterike.  Shirat e dendur dhe era e fortë bënë që takimi të ndërpritej pa u luajtur as 30′ minuta lojë. Tre prej futbollistëve shijakas, Orian Xhemalaj, Noel Konduri dhe Mustafa Enok Xhixhiua përfunduan me urgjencë në spitalin e qytetit të Pukës. Lojtarët e kanë pasur të pamundur të përballojnë të ftohtin, çka i ka sjellë dhe rëndim të shëndetit të tyre. “Sport Ekspres” ka marrë një prononcim të lojtarëve të cilët përfunduan në spital, të cilët tregojnë tmerrin e Pukës.

Orian Xhemalaj: Xhemalaj dje ishte në gjendje më të rehabilituar, ndonëse me grip të lehtë. “Ishte një kohë shumë e keqe, e pamundur të luhej. E vështirë të kishte topin nën kontroll dhe shiu bëhej shumë e më i dendur, deri sa duhej me patjetër të ndërpritej loja. Disa prej nesh nuk ishim më në kondicionin e duhur për ta vijuar takimin. Terreni u bë katastrofal, përveç shëndetit tonë që u rëndua ndjeshëm. Patëm ethe dhe shumë ftohtë. Në të tilla kushte rrezikon ndjeshëm edhe jetën”.

Noel Konduri: “U bë e pamundur të luhej, pasi u rëndua terreni dhe unë së bashku me dy shokë të skuadrës u sëmurëm rëndë. Në ato kushte nuk mund të luhej. Nëse nuk do ishte ndërprerë takimi, të tre ne do detyroheshim të largoheshim nga fusha e lojës pasi nuk kishim më mundësi ta zhvillonim takimin”, – shpreh Konduri i cili dje gëzonte shëndet të plotë.

Mustafa Enok Xhixhiua: “Katastrofë! Nuk isha ndjerë kurrë aq keq. Për një çast mendova se “prekëm” fundin! Nuk jam mësuar me klime të ftohtë. Moti ishte i tërbuar që në fillim. Ishte një sinjal që ai takim nuk duhej të niste aspak. Nuk mund të vazhdonim dot më tepër takimin edhe nëse nuk do ndërpritej ndeshja”,-tha kamerunasi i cili nuk ka përjetuar momente acari aq të vështira në karrierën e tij si në Pukë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online