“Lojtarë si Kallaku mungojnë edhe në botë”, Shehi analizon Superioren: Kukësi ka punë, nuk është ai ekip që kisha unë

Orges Shehi ka analizuar Kategorinë Superiore pas javës së parë të luajtur përpara dy ditëve. Ish-trajneri i Kukësit ka qenë i ftuar në emisionin “Fax Sport” të gazetares Klevisa Alinani, ku ka prekur të gjitha përballjet e luajtura si dhe çfarë pritet nga skuadrat këtë sezon. Sigurisht që nuk mund të mos ndalej te verilindorët, në stolin e të cilëve ishte i ulur deri në fund të kampionatit të shkuar. Shehi thekson se është një ekip tërësisht i ri krahasuar me atë që ai kishte nën drejtim, prandaj duhet pak kohë që lojtarët të përshtaten me idetë e Gegës.

Tirana-Kukësi

“Është një fitore që e shfaq Tiranën prapë në rolin e pretendentes. Por për të treguar formën është herët, pasi është vetëm java e parë. Është një fitore që Tirana e meritoi. E fitoi ndeshjen shumë lehtë me dy goditje standarde dhe pastaj e menaxhoi lojën shumë mirë. Kukësit i mbetet punë për të bërë, duke pasur parasysh që kanë ardhur shumë lojtarë. Për të kolauduar skuadrën, sidomos në fazën ofensive ka akoma punë për të bërë“.

Kukësi

“Nëse skuadra ndërron shumë lojtarë është normale që të mos presim që në fillim të shprehet skuadra mirë. Lojtarët duan kohë të përshtaten me idetë e trajnerit. Nga cilësia janë lojtarë cilësorë, nga vetë objektivat që ka Kukësi. Është një ekip për t’u parë këtë vit. Është komplet skuadër tjetër, nuk është ai ekip që kisha unë nën drejtim vjet. Po ta shohësh nga formacioni këtë javë ishin vetëm 2 lojtarë. Është një skuadër tërësisht e re, nuk ka lidhje fare me atë të vjetshmen“.

Partizani

“Partizani është skuadër që nuk ka pasur mundësi të hyjë në merkato. Ka marrë një trajner të ri dhe në aspektin psikologjik të gjitha skuadrat e reja dhe me trajner të ri fillimi është shumë i rëndësishëm, sepse i jep pozitivitet për të vazhduar përpara. Është skuadër me objektiva të qarta. Ajo ndeshje më pëlqeu, sepse kishte ritëm më shumë se takimet e tjera. Partizani ka një skuadër të limituar, sidomos në aspektin difensiv. Do e hasi këtë vështirësi gjatë kampionatit. Nuk e di nëse mund të ndërhyjnë apo jo në merkato në janar. Por nëse nuk ndërhyjnë, atëherë kanë probleme prapa, sepse kanë numër të limituar lojtarësh. Për të bërë manovrën e trajnerit i duhet pak kohë“.

Largimi i Kallakut

“Të largohet një lojtar si Kallaku do ndihet kudo. Kallaku ishte një lojtar fantazist dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë mungojnë fantazistët. Ishte një lojtar i rëndësishëm për Teutën dhe ikja e tij padyshim lë një boshllëk të madh. Teuta duhet të ndryshojë shumë, ndoshta edhe modul apo fizionomi loje, sepse Kallaku iku dhe nuk mund të kemi Kallak tjetër“.

Bylis-Laçi

“Bylis-Laçi mu duk si një ‘deja vu‘ e vitit të kaluar. Sikur kishte ngelur po te ajo grintë sportive, po ajo luftë sportive. Kjo ndeshje është rikthyer si derbi në Superiore, nga dëshira dhe agresiviteti. Ka një karikim të brendshëm kur luajnë kundër njëri-tjetrit dhe kjo reflektohet edhe në fushë. Na japin ndeshje shumë të forta. Laçi është ndërtuar për diçka edhe më shumë se Europa. Ata edhe pse nuk e thonë, në mendimin tim kanë marrë lojtarë shumë cilësorë dhe do tentojnë pse jo edhe titullin. Kanë punë për të bërë, kanë objektiv madhor“.

Përballja e Gegës me Partizanin

“Ne jetojmë futbollin profesionist dhe trajnerët sot janë këtu, nesër diku tjetër. Gega ka marrë objektivin maksimal me Partizanin dhe ndoshta ka një farë nostalgjie dhe përballja ndaj asaj skuadre mund t’i japë pak emocion. Por mendoj se do e përballojë profesionalisht, sepse nuk është edhe shpejt, ka qenë para dy vitesh te Partizani“.

E ardhmja

“Ne jemi gjithmonë në kontakt me njerëz të futbollit, por jo vetëm këtu, edhe në Kosovë. Ndoshta shumë shpejt mund të sistemohem edhe unë me një skuadër si në Kosovë ose këtu në Shqipëri“, ka deklaruar Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online