“Lojtarë që paguhen si roje dhe banakier”, Idrizi i del krahë Ramës për futbollin

Qeveria shqiptare refuzoi hapur dhe në mënyrë të përsëritur që të ndihmonte botën e sportit për të përballuar krizën e lënë pas nga pandemia Covid-19. Një vendim i tillë padyshim që solli menjëherë reagimin e opinionit sportive, ndërsa FSHF i doli përkrahë klubeve të futbollit me anë të një pakete ekonomike, në mënyrë që asnjë lojtar, trajner apo arbitër të mos mbetej pa u paguar. Por në një tjetër rrymë duket administrator i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Ky i fundit i del në krahë Ramës për futbollin dhe në një intervistë për “Report TV” shprehet se kërkesat për ndihmë nga qeveria i duken tërësisht të pakuptimta, pasi sipas tij janë vetë klubet e futbollit që duhet të tregohen altruistë në këtë situatë. Madje përdor si argument edhe fjalët e kryeministrit se në futboll ekziston informaliteti me pagat e lojtarëve.

“Kërkesa e njerëzve të futbollit ndaj qeverisë më duket pa kuptim. Ne duhet të ishim ata që duhet të jemi altruistët më të mëdhenj në këtë situatë. Po të shikojmë kurbën e pagesave që bëhen në Shqipëri futbollistët dhe njerëzit e futbollit janë ata që paguhen më shumë se të gjithë. Kanë privelegje më shumë se të gjithë dhe nga ana optimale janë në klasin A. Ju e dini shumë mirë se ka lojtarë që paguhen si roje, tjetri si banakier, e të tjera e të tjera. Ne që duhet të jemi të parët ne detyrimet ndaj shtetit nuk jemi të parët. Në kërkesa jemi të parët.

Mospërfshirja e klubeve të financuara nga bashkitë në paketën e ndihmës? Unë di vetëm që Partizani nuk merr fonde nga bashkitë. Të gjithë klubet, ne i kemi 0 me dëshirën tonë, të tjerë marin fonde nga bashkitë. S’e kuptoj dot. Më thoni që ka edhe një klub tjetër që militon në Superligë dhe që nuk merr fonde nga bashkitë atëhërë ne paskemi arritur kulmin e kapitalizmit”, ka thënë Sinan Idrizi.

Ndërkohë i pyetur nëse titulli duhet t’i Shkojë Tiranës në rast se nuk bëhet i mundur përfundimi i kampionatit, administrator i Flamurtarit shprehet: “Për mua Tirana në këto moment padiskutim që është ekipi më i mirë i Shqipërisë”. Mandje nëse situata shkon e tillë, atëherë pranon edhe rënien e klubit të tij nga kategoria në bazë të renditjes akuale.

“A e pranoj rënien e Flamurtarit në rast mospërsëritje të sezonit? Patjetër patjetër patjetër patjetër… Nëse vendoset që të ndërpritet kampionati dhe ne renditemi të fundit patjetër që e pranojmë verdiktin”, përfundon fjalën e tij Sinan Idrizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online