Lojë me një portë! San Marino dhe Andorra kopje e njëra-tjetrës, harrojnë të prekin topin për 90 minuta

Mbrëmjen e sotme kanë përfunduar të gjitha sfidat e raundit të dytë për kualifikueset e Botërorit në grupin I. Pas Shqipërisë, në fushë u luajtën edhe dy ndeshjet e tjera, ato mes San Marinos dhe Hungarisë dhe Poloni-Andorra. Dy takime këto që nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, teksa edhe rezultati përfundimtar është i njëjtë, 3-0.

Një lojë që në të dy takimet ngjan më tepër e zhvilluar vetëm me një portë, atë të San Marions dhe të Andorrës. Polonia dhe Hungaria u japin kundërshtarëve leksione futbolli, teksa i bëjnë rivalët të harrojnë të prekin topin për 90 minuta.

85% me 15% ishte mbajtja e topit në favor të Polonisë në ndeshjen kundër Andorrës, që tentoi vetëm njëherë të shënonte, por edhe në atë rast, jashtë kuadratit të portës. Ndërkohë e njëjta statistikë vlen edhe për San Marinon, që numëron vetëm një tentativë jashtë portë përgjatë 90 minutave dhe një mbajtje topi në 19% të kohës, kundrejt 81% të Hungarisë. San Marino dhe Andorra paraqiten kështu mbrëmjen e sotme si kopje e njëra-tjetrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online