Partizani e nis me fitore sezonin e ri të “Abissnet Superiore“-s. Të kuqtë përmbysën sot në “Elbasan Arena” Egnatian. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për kryeqytetasit dhe u vendos nga një gol i mrekullueshëm i Skukës në minutë ne 97. Festa ishte e gjitha për Partizanin, që grumbullon tre pikët e para në “Abissnet Superiore“. Pas përfundimit të ndeshjes, Edlir Tetova ka folur për emisionin “TI BO GOL”, ku pranon se një humbje e tillë djeg shumë.
“Janë të pranueshme të gjitha në futboll. Luhet për të tre rezultatet, por gjithmonë kur pëson në minutat e fundit djeg. Mund të kishim shënuar për të fituar, por kur pëson në fund gjithmonë djeg. Ekipi pas penalltisë bëri një vetëtërheqje. Këtë do ta analizojmë më mirë, sepse gjatë ndeshjes pulsi është ndryshe. Do ta analizojmë në stërvitje duke bërë analiza. Ne jemi një ekip i ri me lojtarë të rinj dhe unë jam i kanqur me ekipin. Ishim pak me vonesë për ndrimet. Kur bëmë ndërrimet u përpoqëm të ishim më pranë portës, por futbolli kështu është kur nuk shënon, pëson.
Zëvendësimet? Unë e theksova që zëvendësimet duhet t’i kishim bërë më shpejt. Por i dhamë edhe pak mundësi Jackson-it që të luajë më shumë. Megjithatë, ne presim ndeshje pas ndeshje të përmirësohemi dhe të bëjmë më shumë. Duke parë pjesën e parë, loja e Tetovës është ajo e pjesës së parë. Por duke parë se unë kam shumë kombësi në ekip, më duhet të komunikoj në shumë gjuhë. Megjithatë 3-4 ndeshjet e para ekipi ka nevojë të konsolidohet”, ka thënë Edlir Tetova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/