“Lodhem unë kur shoh lojtarët e mi duke vrapuar”! Gasperini jep gjithmonë shembull

Atalanta po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin italian, duke arritur fitore të njëpasnjëshme. Përkundrejt kalendarit të ngjeshur, lojtarët e Atalantës nuk e kanë ndjerë aspak lodhjen në fushën e lojës, duke e vënë në presion të vazhdueshëm kundërshtarin.

Një meritë për suksesin e Atalantën, e ka padyshim dhe trajneri Gasperini, i cili ka krijuar një grup lojtarësh mjaft të talentuar si Zapata, Pasaliç e Malinovski. Megjithatë tekniku italian falënderon vetëm lojtarët për rezultatet e mara në kampionat.

Në një intervistë të dhënë për “Giocare col Sole”, Gasperini u shpreh se është i mrekulluar nga djemtë e skuadrës.

“Në këtë fazë të kampionatit të gjithë janë të lodhur, sepse ndeshjet janë shumë afër. Por lojtarët e mi janë shumë të shpejtë në fushë, ndonjëherë ndjej rraskapitje, kur i shoh teksa vrapojnë në fushë për 90 minuta. Kemi një ekip të shkëlqyer, që i ka dhënë një mesazh shumë të mirë të gjithë Europës.”- ishin fjalët e Gasperinit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *