Pas disa muajsh në errësirë në Serinë B italiane me Virtus Entelën, ku thuajse nuk e pa fushën, Azdren Llullaku kthehet në parajsën e vet, në Rumani.
Nëse kulmin e vet e ka arritur te Gaz Metani, me 16 gola në sezonin 2016/17, sulmuesi 30-vjeçar tani firmos për Astra Xhurxhun.
Prej dy ditësh Llullaku ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin e njohur, që ka fituar edhe titullin kampion në sezonin 2015/16.
Nëse rigjen ritmin e shkëlqyer të kohës së Gaz Metanit, Llullaku mund të kthehet edhe në xhiron e kombëtares shqiptare.