“Lloris do të hidhet në krahë”! Portieri i Argjentinës i frikshëm, Dybala e dëgjoi se ku duhej ta gjuante penalltinë

Emiliano Martinez është padyshim një nga arsyet kryesore përse Argjentina u shpall kampione e botës në Katar. Portieri i bardhekaltërve kreu disa pritje spektakolare gjatë Kupës së Botës, si dhe tregoi mjeshtërinë e tij kur erdhi momenti i 11 metërshave. Përpos faktit se priti penalltinë e Coman-it në finale, Martinez merr merita edhe për faktin se udhëzoi Dybala-n se ku duhej ta godiste topin nga 11 metrat.

“Kur u futa, e dija se ndodhi për penalltitë. E planifikova ta gjuaja në krahë, por Dibu (Martinez) se pasi ata humbën penalltinë, duhet të gjuaja në mes, sepse portierët gjithmonë hidhen. Fatmirësisht e dëgjova”, ka treguar Paolo Dybala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *