Llogaria e fundit është që titulli të jepet me short, ja çfarë ndodh nëse Teuta dhe Vllaznia përfundojnë me golavarazh të njëjtë

Tifozët shqiptarë po përjetojnë një kampionat si asnjëherë tjetër më parë. Vorbulla e kreut kishte marrë prej javësh katër ekipe që po luftonin dhëmbë për dhëmbë deri në momentin e fundit. Sot u luajtën dy prej dueleve vendimtare të Superiores, të cilat nxorrën një hap përpara në garën për titull Teutën dhe Vllazninë. Të dyja skuadrat momentalisht janë në të njëjtën kuotë pikësh, por golavarazhi është ai që i jep vendin e parë ekipit të Martinit.

Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte janë të njëjta, ndërsa është vetëm 1 gol ai që ndan golavarazhet e të dy skuadrave. Një diferencë mjaft e vogël kjo që mund të barazohet në javën e ardhshme. Por çfarë ndodh nëse Teuta dhe Vllaznia përfundojnë me golavarazh të njëjtë?

Përgjigjen e jep rregullorja e hartuar nga FSHF, ku kampion shpallet ekipi që ka shënuar më tepër gola përgjatë kampionatit, e këtu ajo që buzëqesh është Vllaznia. Por nëse edhe numri i golave të shënuar është i njëtjë, atëherë llogaria e fundit është që titulli të jepet me short. Një skenar ky që vështirë të ndodhë, duke parë që diferenca mes golave të shënuar për të dy skuadrat është 6./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *