Krytetari i Komisionit të Infrastrukturës pranë FSHF, Arben Dervishaj, ka folur sa i përket terreneve të fushave sportive. Në një intervistë për “Top Channel”, Dervishaj është shprehur se fusha dëmtohet më tepër nga seanca stërvitore sesa nga vetë organizimi i ndeshjes. “Koha e dimrit dhe rëndimi i situatës për shkak të stërvitjes që bëjnë klubet në stadiume. Një seancë stërvitore e rëndon shumë më shumë fushën se një ndeshje. Numri i pakët i fushave na detyron që të kërkojmë kujdes në mirëmbajtjen që për të thënë të vërtetën nuk është në nivelin e duhur kudo”, tha Dervishaj.
Më veçanërisht është prekur edhe pjesa e “Air Albania” , sa i përket fushës që nuk është në kushtet më të mira dhe gjithmonë ka marrë kritika. Për këtë arsye janë porositur llamba dhe sistem ventilimi, për të bërë terapinë e duhur. “Brenda datës 15-20 janar do vijnë llambat dhe sistemi i ventilimit për një terapi intensive që do t’i bëhet fushës së Air Albania pasi nuk na premton koha për ta ndërruar dhe të jetë gati për ndeshjet e marsit që janë eliminatoret e Botërori. Llambat dhe sistemi i ventilimit së bashku me tapetin kushtojnë 900.000 euro”, ka thënë Dervishaj. /Sport Ekspres/