Liverpuli nuk po kalon një formë të mirë, duke humbur totalisht konkurencën për vendin e parë ndaj Mançester Sitit. Në ndeshjen e fundit, djemtë e drejtuar nga trajneri gjerman, Klop u mposhtën në shtëpi, duke thyer kështu rekordin me 69 ndeshje pa humbje në shtëpi. Tashmë me fitoren e Totenham ditën e sotme, Liverpuli rrezikon dhe vendin e katërt, nëse nuk arrin të fitojë ndaj Mançester Sitit.
Për krizën e ndodhur tek Liverpuli është përgjigjur lojtari shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili në prononcimin për para sfidës ndaj Sitit u shpreh se kjo situatë është normale, pasi nuk janë robotë.
“Ne jemi njerëz normalë që kemi ulje dhe ngritje. Kjo krizë është normale, pasi nuk jemi robotë që mund të jemi gjithmonë me 200 për qind. Skuadrat në Ligën Premier janë të mira, madje edhe ekipet e vogla janë të vështira për t’u mposhtur. Jo gjithmonë ekipet që luajnë më mirë fitojnë.”- tha Shaqiri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/