Momenti “jo” i Liverpulit vazhdon. Pas rezultateve të dobëta në Premier dhe në Ligën e Kampioneve, “Të kuqtë” e Jurgen Klopit i kanë dhënë lamtumirën trofeut të parë.
Liverpuli është mundur nga Lester Siti në 1/8 e finaleve në Kupën e Ligës në Angli, pasi është mundur 2-0. “Të kuqtë” kanë dominuar në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën vendase por nuk kanë mundur të kapitalizojnë epërsinë e tyre.
Në pjesën e dytë Lester Siti ka rritur ndjeshëm rimin e lojës. Shnji Okazaki i ardhur nga stoli ka kaluar përpara Lesterin në minutën e 66-të, teksa Slimani 10 minuta më pas ka fundosur Liverpulin, duke shënuar golin e dytë për “Dhelprat”.