Liverpool-i është pranë firmës me lojtarin Jay Spearing. Ky i fundit ka qenë edhe më parë pjesë e të kuqve, teksa ka veshur fanellën e tyre deri në vitin 2012. Klubi anglez po mendon seriozisht rikthimin e tij, por këtë herë jo në ekipin e parë.
Pasi të sigurojë firmën, Liverpool-i do e dërgojë 33-vjeçarin në ekipin U23. Aty Spearing do të ketë rolin e futbollistit, por njëkohësisht edhe të ndihmëstrajnerit. Spearing së fundmi ka qenë pjesë e Tranmeres, që luan në kategorinë e katërt të futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/