Tirana-Dinamo 1-1 Florent Hasani 40’/ Denison 51′
Tirana nuk ka arritur dot që të dalë te fitorja pas një periudhë jo të mirë rezultatesh. Bardheblutë kanë barazuar 1-1 me Dinamon. Goli i parë i avantazhit u shënua nga ana e Florent Hasanit në minutën e 40.
Barazimi u gjet me anë të Denison, falë një aksioni model të Dinamos që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme në minutën e 51. Por në të 71, Goudaby u ndëshkua me kartonin e kuq pasi mori të dytin të verdhë. Në momentin e daljes lojtari i Dinamos ka ofenduar tifozët e Tiranës dhe më pas duhej që të vraponte për të dalë nga fusha. Në fund, Tirana nuk ka arritur dot që të fitojë kundër Dinamos. /Sport Ekspres/