Atmosferë fantastike është kjo e sotmja për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pavarësisht se moti nuk e favorizon këtë takim, teksa kanë nisur edhe rreshjet e shiut, tifozët mezi e kanë pritur Kombëtaren që të rikthehet në tokën tonë.
Pjesa më e madhe e ulëseve është e zënë në “Air Albania” për shkakun e interesimit të madh. Ndërkohë më poshtë mund të shihni edhe entuziazmin e tifozëve që kanë nisur të këndojnë në lokale. /Sport Ekspres/