VIDEO/ Dy gola ishin pak, Shqipëria e Maranit e nis me fitore Ligën e Kombeve

Festë në “Air Albania”. Kuqezinjtë i janë drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 2-0. Në minutën e 31-të Berat Gjimshiti fitoi një 11-metërsh në zonën kundërshtare, i cili më pas u shndërrua në gol nga Kristjan Asllani.

Kur po pritej minuta e fundit e lojës, kuqezinjtë dyfishuan shifrat. Një asist spektakolar i Hysajt nxorri Muçin të vetëm në zonë. Sulmuesi i Trabzonsporit nuk e mendoi dy herë gjuajtjen dhe e majta e tij e dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria diktoi ritmin edhe në pjesën e dytë të lojës. Rastet e kuqezinjve në pjesën e dytë ishin të shumta, aq dukej se dy gola ishin pak për këtë përballje. Shqipëria e Maranit e nis kështu me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa më datë 29 shtator i pret transferta me San Marinon./Sport Ekspres/