Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar

Kombëtarja e Brazilit ka një pronar të ri për fanellën legjendare me numrin 10. Raphinha është zgjedhur për të mbajtur numrin më prestigjioz të “Seleçaos”, duke trashëguar kështu fanellën që së fundmi ishte e lidhur me emrin e Neymarit. Vendimi vjen në epokën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe përbën një tjetër vlerësim të madh për yllin e Barcelonës.

Numri 10 i Brazilit ka një histori të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, këtë fanellë e kanë veshur legjenda si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho dhe Neymar. Tashmë, emri i Raphinhas i bashkohet kësaj liste prestigjioze.

27-vjeçari vjen në këtë rol pas disa sezoneve të shkëlqyera me Barcelonën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sipas të dhënave të publikuara nga Kurir, Raphinha ka realizuar 89 gola dhe 62 asistime në 185 paraqitje me klubin katalanas.

Edhe me Brazilin, ai ka krijuar një statistikë të rëndësishme: 42 ndeshje dhe 11 gola. Për më tepër, Raphinha është mes kandidatëve për fitimin e Topit të Artë këtë vit.

Tashmë, sfida e madhe për të është të justifikojë peshën e një fanellë që në historinë e Brazilit është mbajtur nga disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Sport Ekspres/