LIVE, punimet e Asamblesë/ Agim Ademi: Është nder i madh për një shtet dhe komb, Armand Duka është shqiptari i parë në KE të UEFA-s

Vetëm para pak minutash ka nisur edhe Asambleja e FSHF për të zhvilluar punimet e saj. Sot duhej që të prodhohej presidenti i ri i FSHF, megjithatë nisur nga beteja ligjore me Gjykatën është thënë më herët se do të kemi një datë të re për zgjedhjet.

Ndërkohë punimet për Asamblenë janë duke vazhduar normalisht. Sport Ekspres siguron fotografinë nga kjo Asamble, teksa në këtë mbledhje gjendet edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, për të monitoruar më nga afër gjithçka.

11, 40, mbyllet fjalimi i Agim Ademit: “Mua më duket sikur e ndaj postim me Lutfi Nurin në FSHF. Është nder i madh, kam marrë pjesë kaq shumë herë në këto mbledhje. Ka pasur ndërhyrje të madhe nga politika kur nuk duhej të ishte. Futbolli është piktura më e bukur, është art dhe këtë pikturë e bëjnë lojtarët. Mos ta ndalojmë me kamionë luf.tarak si po ndodh në Ukrainë. Kur ke FIFA dhe UEFA kaq afër, për një vend të vogël, do të thotë shumë. Për herë të parë ne kemi një shqiptar në KE të UEFA-s, është Armand Duka. Është nder për një shtet dhe për një komb”.

11:30, mbyllet fjalimi i Përfaqësuesit të FIFA-s, Alkarkazi: “Mendja jonë është te v.iktimat në Ukrainë, futbolli nuk është më prioritet në këto ditë. Duhet të gjejmë mënyra për të shkuar përpara. Komuniteti i futbollit po vuan në këto momente. Më lejoni t’ju uroj të gjithë të mirat popullit të Ukrainës. Sa i përket futbollit shqiptar, FSHF, kam parë një video të shkëlqyer tani. Kontributet e FIFA dhe UEFA në këto ambiente, në fusha, tregon kontributin në futboll. Kam pasur shansin të ndjek zhvillimin e futbollit shqiptar. Kam qenë dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë, me lidershipin Duka keni një stadium fantastik dhe infrastrukturë moderne. Dua t’ju përgëzoj për punën e bërë deri tani”.

11:20, mbyllet fjalimi i presidentit të futbollit të Federatës Italiane, Gravina: “Është kënaqësi dhe privilegj që të përfaqësoj Ceferin këtu, prej të cilit iu përcjell përshëndetjet. Dua ta falënderoj pasi është impenjuar në mënyrë konstante edhe për lu.ftën në Ukrainë. Po jetojmë ditë të vështira që prekin ndërgjegjen tonë që prekin futbollin. Ne jemi njerëz të futbollit. Shoqëria jonë është kompakte për t’i shprehur solidaritetin Ukrainës dhe për të mbështetur dialogun jo luf.tën.

E dimë që kemi parë tensione dhe ndërhyrje të jashtme këtu, që ka sjellë UEFA-n në anotominë e botës sportive. UEFA ka dërguar një delegacion dhe Ceferin erdhi vetë. Uroj që me këtë Asamble sot ta kemi hedhur pas shpine gjithçka dhe le të përballemi me qetësinë. FSHF është realitet thelbësor për UEFA-n, që ka treguar zhvillim të rëndësishëm. I referohem modernizimit të infrastrukturës së futbollit. Mos të harrojmë që Shqipëria pret edhe finalen e Conference League. Një rritje strategjike kjo e Shqipërisë”.

11:10, mbyllet fjalimi i Armand Dukës: “Është kënaqësi sot që Asamblenë e nderojnë shumë të ftuar. Është delegacioni i UEFA-s, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina. Kemi delegacionin e FIFA-s, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi, presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Sejdini, De Biazi dhe Reja. Shumë projekte kanë marrë udhë dhe të tjerë do të fillojnë më shpejt. Kjo është një vlerë e familjes tonë të mëdha që ka ditur të mund vështirësitë.

Të lëmë mënjanë mllëfin dhe inatin, ne duhet të shohim para dhe pa u ndikuar nga tensionet. Duhet të mbyllet e shkuara dhe të fillojë e ardhmja. Në shtëpinë tonë gjithçka zgjidhet me mirëkuptim dhe dashuri dhe jo me gjyqe, të një bote të harruar prej kohësh. Nuk do rreshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur se investimi në futboll nuk është dëshirë, por detyrë për të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *