Tirana ka arritur të fitojë ndaj Bylis me shifrat 1-0. Realizimi i vetëm erdhi nga Florent Hasani që realizoi një super gol në të 80. Mëkat për ballshiotët që kanë shpërdoruar pafundësisht raste të pastra për të kaluar të parët në avantazh, veçanërisht në pjesën e dytë. Në disa raste Bekaj dhe në herë të tjera shtylla, vendasit nuk ia kanë dalë që të shënojë dhe kështu humbën ndaj Tiranës. Nga krahu tjetër Vllaznia barazoi në transfertë me Laçin në shifrat 1-1. Fillimisht ishte Adeleke që shënoi, por më pas Marku do të barazonte gjithçka. /Sport Ekspres/
Bylis-Tirana 0-1 Hasani 80′
BYLIS: Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Lorran; Qoshku, Macolli, Perreira Da Silva, Souza Barros; Lajthia, Kaçorri
TIRANA: Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi; Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrick
Laçi-Vllaznia 1-1 Adeleke 53’/ Marku 67′
LAÇI: Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Alla, Turkaj; Borisyuk, Ujka, Cucin, Ziko; Mazrekaj, Adeleke
VLLAZNIA: Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Kruja, Alivoda, Marku; Mala, Aralica, Hoxhaj