Mbyllet ndeshja! Mirel Josa e bën Laçin që të besojë te “Babagjyshi i Vitit të Ri”, marrin vendin e dytë dhe tjetër goditje Kastriotit

Laçi-Kastrioti 2-0 Lushkja 9′, 83′

Laçi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e fundit të këtij viti futbollistik ndaj Kastriotit. Heroi i kurbinasve ishte Regi Lushkja që e hapi takimin në minutën e 9 dhe e mbylli në të 83. Fillimisht Lushkja dhuroi një perlë nga distanca duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Në pjesën e parë ishte dominim i dukshëm i Laçit dhe Kastriotit nuk shihej në fushë. Ndërkohë pjesa e dytë dhuroi tjetër panoramë, me krutanët që po e kërkonin golin e ngulm. Për t’i shuar shpresat mendoi sërish Lushkja që kaloi portierin për golin e dytë.

Kështu shkohet në festa me Mirel Josën që i ka bërë kurbinasit të besojnë sërish te “Babagjyshi i Vitit të Ri”. Pas nisjes skandaloze të sezonit, Laçi arrin që të marrë vendin e dytë dhe numërojnë vetëm një humbje me Vllazninë dhe një barazim me Partizanin, duke i fituar të gjitha ndeshjet e tjera me Josën në krye. /Sport Ekspres/

 

9′ Lushkja shënon me gol të bukur nga distanca, e pamundur që Vata të reagonte. Laçi po kontrollon ndeshjen, 1-0.

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica

Kastrioti: Vata; Neziri, Husein, Karakaçi, Rami; Onanuga, Basha, Greca, Prodani; Okebugu, Ajazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online