Renditja, Kategoria e Parë/ Elbasani ndez shpresat për mbijetesë, Pogradeci i bashkohet Apolonisë në krye

Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e sotme javën e 17, ku janë lujatur edhe ndeshjet e grupit B. Elbasani është zgjuar prej krizës së kaluar kohët e fundit, duke marrë një fitore me shumë vlerë në transfertën kundër Ilirisë. Edhe pse ky 3 pikësh nuk e lëviz ekipin nga vendi i fundit, i jep Elbasanit një ndihmë në luftën për mbijetesë pasi diferencat me skuadrat më të afërta në renditje janë zbutur ndjeshëm.

Ndërkohë Pogradeci nuk ka zhgënjyer dhe me fitoren 0-2 ndaj Besës i bashkohet Apolonisë në krye me pikë të barabarta, teksa fierakët nuk kanë shkuar më larg se një barazim në “Loni Papuçiu”. Vetëm një pikë ka marrë edhe Lushnja, që ndek udhëheqësit e tabelës me vetëm 4 pikë më pak./Sport Ekspres/

Grupi B

Apolonia – Devolli 1-1 | Gjata 46′ / Hasanaj 42′

Shënkolli – Oriku 0-1 | Kuqi 12’

Iliria – Elbasani 0-1 | Balla 2’

Turbina – Lushnja  0-0

Besa – Pogradeci 0-2 | Alillari 53′, Shyti 60′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online